10:11 / E Premte, 01 Korrik 2022 / B O

Zyrtarizohet Richarlison, për 60 milionë euro

Tottenham ka njoftuar nënshkrimin për 60 milionë funte të sulmuesit të Evertonit, Richarlison. Braziliani ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare për t’u bërë nënshkrimi i katërt i verës së Spurs.

Skuadrës së Contes i është dashur të mposht konkurrencën nga rivalët e Premier League, Arsenal dhe Chelsea për të nënshkruar me yllin brazilian.

Ish-sulmuesi i Watford do të përballet me konkurrencë nga Kane, Heung-Min Son, Dejan Kulusevski, Lucas Moura dhe Steven Bergwijn për t’u paraqitur në formacionin bazë.

Richarlison ka bërë 152 paraqitje për Everton që kur u bashkua nga Watford në vitin 2018 për 40 milionë funte, duke shënuar 53 gola./Indeksonline/