14:24 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / L K

𝑬𝒎𝒎𝒂𝒏𝒖𝒆𝒍 Egbo zyrtarizohet te 𝑭đ‘Ș đ‘·đ’“đ’Šđ’”đ’‰đ’•đ’Šđ’đ’‚

Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës së Prishtinës

Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

Egbos nĂ« punĂ«n e tij nĂ« ekipin e PrishtinĂ«s do t’i ndihmoj nga afĂ«r edhe trajneri nga ShqipĂ«ria, Eldiano Topi.
“E njoh PrishtinĂ«n, Ă«shtĂ« klubi mĂ« i madh nĂ« KosovĂ«, nuk diskutohet me trofetĂ« qĂ« ka fituar dhe me shumĂ« ngjarjet qĂ« ka bĂ«rĂ« me futbollin e KosovĂ«s”.
“Nuk ishte shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pranoja ofertĂ«n. Pas shpjegimit tĂ« planeve dhe objektivave qĂ« ka klubi dhe duke qenĂ« tip qĂ« i dua sfidat, duke qenĂ« se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit nĂ« ShqipĂ«ri, e di qĂ« çfarĂ« presioni kanĂ« klubet si Prishtina dhe nuk e pata tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pranoja punĂ«n. Do tĂ« jetĂ« ide e mirĂ« tĂ« bashkĂ«punoj me klubin”.
“Nga afĂ«r nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrĂ«n edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, por edhe tash sĂ« fundi, nga pamjet televizive nĂ« ShqipĂ«ri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janĂ« tĂ« qarta, arritja mĂ« e pakĂ«t Ă«shtĂ« Evropa, pse jo edhe mĂ« lartĂ«, por kjo mund tĂ« arrihet vetĂ«m tĂ« bashkuar me tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t e klubit deri te futbollisti mĂ« kryesor i skuadrĂ«s”.
đƒđ«đąđ­đšđ§ đŠđ«đšđŹđ§đąđȘ𝐱, đđ«đžđŁđ­đšđ« đŹđ©đšđ«đ­đąđŻ
“E falĂ«nderojmĂ« trajnerin Curri pĂ«r punĂ«n qĂ« ka bĂ«rĂ« nĂ« ekip. Normalisht, Prishtina gjithmonĂ« kĂ«rkon rezultate dhe rezultatet ishin arsyet qĂ« u deshtĂ« tĂ« ndanim punĂ«t me Currin. Normalisht nuk mund tĂ« themi qĂ« ishte vetĂ«m faji i Currit, por vendimi gjithmonĂ« vendimi bije te trajneri, ky Ă«shtĂ« ligj nĂ« futboll”.
“Gjithashtu i uroj mirĂ«seardhje trajnerit tĂ« ri, Egbo, me tĂ« cilĂ«n mendoj se do tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n qĂ« ekipi tĂ« arrijĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n pĂ«r objektivat qĂ« kemi. Ekipi Ă«shtĂ« i panjohur pĂ«r tĂ«, por i duhet pak kohĂ« e shkurtĂ«r deri sa tĂ« arrijĂ« tĂ« njoh stafin, lojtarĂ«t dhe besoj se do tĂ« arrijĂ« tĂ« pĂ«rmbush objektivat e klubit”./Indeksonline/