11:13 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtarja e LDK-së: Kurti qenka zgjuar në krah të majtë

Pas publikimit të video- mesazhit të fundit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zyrtarja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Kurti qenka zgjuar në krah të majtë.

“Qenka zgju Kurti në krah të majtë! ” Merre ose lëre” do të thotë ” lëre”. Pajtohem, por kjo është qasja e tij ndaj LDK- së. No pasaran Albin! Të bëftë mirë VPAN- i!”, ka shkruar Tërmkolli në faqen e saj në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dërguar te presidenti mandatarin për të formuar Qeverinë e re.

Është Albin Kurti ai që brenda dy javëve duhet të formojë Qeverinë, në të kundërtën presidenti mund ta mandatojë dikë tjetër./IndeksOnline/