19:48 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtarja e ministrisë bllokon trotuarin, kështu e parkon veturën!

Zyrtarë të ndryshëm të institucioneve janë të pajisur me “Leje Parkimi”. Por të njëjtit dukshëm po i keqpërdorin ato, duke i parkuar automjetet e tyre në vende të papërshtatshme.

Indeksonline ka siguruar disa foto të një zyrtareje të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Tekonologjisë, e cila ka parkuar veturën e saj në trotuar tek Llesna në kryeqytet.

Asistentja administrative e Departamentit të arsimit të lartë, Mimoza Jashari duket se nuk ka menduar gjatë derisa ka  bërë zgjidhje për veturën zyrtare. /Indeksonline/