13:13 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

Zyrtarja që vdiq në ministrinë e Kulturës është ish drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës

IndeksOnline raportoi më parë se një grua ka ndërruar jetë në Ministrinë e Kulturës.

Ndonëse kishe arritur autoambulanca në vendin e ngjarjes, e njëjta nuk arriti të shpëtonte.

IndeksOnline mëson se viktima është ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.

Regjisorja më parë vuante nga një sëmundje e rëndë ku edhe ishte operuar në Gjermani./IndeksOnline/