15:19 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

ZYRTARE: Ozil i bashkohet Fenerbahces

Sot dhe zyrtarisht skuadra e Fenerbahces ka bërë të ditur se ka firmosur kontratë me Mesut Ozil.

Ozil, nga sot do të vesh fanellën e klubit turk, pas një karriere të bujshme dhe të madhe në skuadra si Reali e Arsenali, shkruan IndeksOnline

“Është arritur një marrëveshje me klubin e Arsenalit për transferimin e futbollistit profesionist, Mesut Özil në klubin tonë” – thuhej në komunikatë.

Ozil kaloi rreth tetë vite në Arsenal duke bërë gjithsej 184 paraqitje në Premierligë dhe duke shënuar 33 gola.