23:47 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

​As selfi nuk mundet: Ky vend evropian ndalon përdorimin e telefonave mobilë gjatë ngasjes

Qeveria britanike së shpejti mund të ndalojë përdorimin e telefonave mobilë ndërsa gjatë vozitjes së makinave.

Në fakt, me azhurnimin e ligjit, shoferët që përdorin telefona mobilë në çfarëdo mënyre gjatë ngasjes, do të gjobiten deri në 200 funte.

Në Britani, thirrja dhe dërgimi i mesazheve SMS gjatë ngasjes është tashmë i paligjshëm.Megjithatë, bërja e fotografive, ndryshimi i këngëve ose luajtja e lojërave në telefona mobilë nuk rregullohet me ligj.

Sipas The Guardian, kjo deri më tani i ka lejuar shoferët të shmangin gjobat kur policia i ndalon.

Kjo është arsyeja pse qeveria britanike tani do të rregullojë ligjin, i cili aktualisht përcakton krimin si komunikim ndërveprues.

Ligji do të hyjë në fuqi pas një dëgjimi publik 12-javor dhe do të lejojë policinë të ndëshkojë menjëherë një shofer nëse ai përdor një telefon mobil në ndonjë mënyrë. Kjo do të thotë një gjobë, por edhe marrjen deri në gjashtë pikë në patentë shofer.