12:41 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Milan dhe Inter synojnë transferimin e njëjtë

Shtohen zërat se Gazidis do të largohet nga Arsenal dhe duke nisur nga muaji janar do t’i bashkohet Leonardo dhe Maldini në stafin drejtues të AC Milan.

Por kjo lëvizje drejtuesish mund t’i hap rrugën një tjetër skenari në merkato.

Aaron Ramsey ende nuk ka rinovuar kontratën me “topçinjtë” dhe 28-vjeçari mund të largohet nga Arsenal me parametër zero në qershorin e ardhshëm.

Ai mund të jetë dhurata e parë e Gazidis.Ndërkohë, as Inter nuk po qëndron duarkryq në merkato.Zikaltërit janë të “fiksuar” pas meksikanëve.

“Tuttosport” shkruan se objektivat e tyre janë Hirving Lozano i PSV dhe Hector Herrera i Porto./IndeksOnline/