23:41 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Skoda bëhet kabriolet nga 23 studentë

Skoda Sunroq, një model kabriolet i Karoq, u prezantua ditën e sotme. Sunroq është zhvilluar nga një ekip studentësh nga shkolla sezonale Mlada Boleslav në Çekia.

23 studentët punuan për tetë muaj për të dizajnuar, konvertuar dhe prodhuar Sunroq. Ata morë instruksione nga ekipet e dizajnit dhe inxhinierisë së Skoda.

Përveç se kanë hequr tavanin e makinës, studentët ka ridizajnuar shtyllat A dhe B, modifikuar dyert dhe kanë ndërtuar një derë të pasme të re.

Sunroq ecën mbi disqe 20-inç alumini të zeza dhe kuqe. Në brendësi gjendet një motor 1.5-litër benzinë Volkswagen me katër cilindra.

Sipas kompanisë Çeke makina përshpejto nga 0-100 km.h në 8.6 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 195 km/h.