12:52 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Range Rover bëhet kabriolet aksidentalisht!

Entuziastët e makinave presin të shohin një Range Rover të tipit convertible dhe sic duket kemi një të tillë aksidentalisht.

Ky është versioni i parë në botë i Range Rover Velar convertible, “krijuar” nga një shofer transporti, i cili kishte të ngarkuar këtë makinë në kuvertë, por kishte harruar të ulte atë më poshtë, para se të ngaste në autostradën M61 në veri-perëndim të Anglisë.

Kjo rezultoi me copëtimin e çatisë së një makinë të shtrenjtë pas goditjes në një urë dhe me dëme mjaft të kushtueshme. /IndeksOnline/