21:47 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident mes dy veturave në Pejë, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në Pejë.

Sipas dëshmitarëve, një veturë i ka dal përpara veturës së bardhë të tipit “Passat” dhe i njëjti ka goditur një veturë tjetër të tipit “Ford”, i cili edhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Megjithëse nuk dihet numri i të lënduarve, sipas dëshmitarëve ambulanca ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka dërguar në spital disa prej personave të përfshirë në aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia të cilët po merren me rastin./Indeksonline/

Temat: