09:56 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident te udhëkryqi i Klinës (Foto)

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që po mbretërojnë sot në Kosovë, kanë filluar të shkaktojnë edhe probleme në komunikacionin rrugorë.

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugorë Pejë- Prishtinë, përkatësisht në të ashtuquajturin dhëkryq i Klinës.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale por nuk dihet për ndonjë të lënduar.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes./Indeksonline/