Lopët “shëtisin” në magjistralen Pejë-Prishtinë, si nëpër ara
Nuk është e rrallë që në Kosovë të shihen kafshët shtëpiake nëpër rrugë, madje edhe në magjistrale.
Në pamjet e dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihen se disa lopë kanë “vërshuar” magjistralen Pejë-Prishtinë, afër Sllatinës.
Lopët shihen duke ecur para veturave dhe duke mos u larguar nga askush.

Sipas dëshmitarëve ato kanë krijuar edhe kolona të gjata në drejtim të Prishtinës.
Përveç kolonave, kjo gjë është mjaftë e rrezikshme për shkak se shpejtësia e veturave në këtë pjesë është 100 km/h./Indeksonline/