15:16 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Allegri tregon nëse Ronaldo debuton ndaj Chievos

Max Allegri është shfaqur në konferencë para ndeshjes hapëse ndaj Chievos në Serie A. Trajneri italian ka thënë se Ronaldo do të debutoi në këtë përballje.

Trajneri i Juves ka përmendur edhe skuadrat që mund ta rivalizojnë Juventusin në luftën për titull.

“Nesër startojmë ndaj Chievos me të vetmin mision, sigurimin e 3 pikëve. Cristiano do të debutoi në këtë përballje dhe ky është lajm i mirë. Ka edhe ekipe të tjera që janë përmirësuar gjithashtu, shih Interin, Milanin, Romën, Napoli është e njëjtë, Lazio është një ekip luftarak” ka thënë Allegri./Indeksonline/