23:58 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Spalleti vajton pjesën e parë, Allegri lëvdon pjesën e dytë

Derbi italian mes Juventusit dhe Interit i ka takuar skuadrës vendase me rezultat 1-0. Të dy trajnerët kanë qenë të matur ne deklaratat e tyre pas ndeshjes.

“Kemi luajtur mjaft mirë, por pati situata që gabuam dhe na kushtoi në fund. Ne nuk shfrytëzuam shanset e pjesës së parë, ndërsa Juventusi nuk gaboi asnjëherë. Në pjesën e dytë i lejuam shumë Juventusit. Ata dinë të menaxhojnë mirë kohën, janë në gjendje të humbasin pesë minuta në një faul” ka thënë Spalleti.

Masimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij luajti 45 minutat e dytë ashtu siç ai donte.

“Kampionati nuk ka mbaruar sot. Interi na ka vënë në vështirësi në pjesën e parë duke krijuar situata të rrezikshme. Por, në pjesën e dytë në rikthyem lojën dhe luajtëm ashtu siç kërkova unë. Ekipi ishte konkret, kompakt, shënuam një gol të cilën e mbajtëm mirë. Mandzukic, Dybala e Cancelo treguan lojë të mirë” ka thënë Allegri./Indeksonline/