18:08 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet futbollisti i njohur, grushtoi taksistin

Nicklas Bendtner është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi grushtoi një taksist.

Ish sulmuesi i Arsenalit , i cili tani luan për Rosenborg, kuptohet se ka qenë në Kopenhagë të shtunën në mbrëmje.

Gazeta daneze Ekstra Bladet thotë se Bendtner u akuzua nga policia për rrahje.

Një zëdhënës i kompanisë, DanTaxi ka folur për gazetën ku e ka pranuar se Bendtner ka sulmuar punëtorin e tyre.

“Është emri (Bendtner) që shoferi ka raportuar. Episodi ka ndodhur me punonjësit e kompanisë së taksive”. /IndeksOnline/