09:53 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / k.v

Arrestohet një nga ekzekutorët e 29-vjeçarit në Vlorë, është 28 vjeç!

Është arrestuar nga policia e Vlorës një nga dy autorët e dyshuar të ekzekutimit të 29-vjeçarit Vasil Dervishaj.

Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Policinë e Vlorës, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Policia thotë se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Audi” me targë AA830RA, dhe 1 targë tjetër italiane AH63435. Blutë e Vlorës thonë se dyshohet që targat të jenë përdorur në momentin e kryerjes së krimit. Po ashtu u sekuestruan 1 xhup dhe 1 kapuç.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës.

Viktima Dervishaj u qëllua me plumb në kokë disa ditë më parë në lagjen “Pvarësia”. Ai ka qenë kontigjent i njohur nga policia dhe i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Temat: