17:13 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pacolli festoi 28 Nëntorin në Vlorë, së bashku me Metën dhe Ramën

Zëvendës-kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, bashkë me udhëheqësit e Institucioneve të shtetit shqiptar ka nderuar themeluesin e shtetit Ismail Qemali.

“28 Nëntorin, Ditën Tonë Kombëtare po e festoj në Vlorë bashkë me, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Ruçi. Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Në këto momente, numri dy i Qeverisë po ndjek ceremoninë zyrtare të nderimit të tij me titullin akadamik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”.itulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut ky, që nxit mendimin shkencor kombëtar.