09:52 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

AS: Courtois po kërkon shtëpi në Madrid

Gazeta e njohur spanjolle, “AS” me burimet e saja thotë se Thibaut Courtois është duke kërkuar shtëpi në Madrid.

Portieri i Chelseas me shumë gjasa do të përfundoj në Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.

Sipas “AS”, belgu është duke kërkuar shtëpi të re në mënyrë që të udhëtoj sa më parë për në qytetin e Madridit.

Ende nuk është arritur marrëveshja zyrtare, por Courtois është një hap larg transferimit në “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/