08:24 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pasimi brilliant i Shaqirit që ”shkatërroi” dy futbollistë të Belgjikës mbrëmë

Xherdan Shaqiri, formën e mrekullueshme te Liverpooli, e ka vazhduar edhe te Kombëtarja e Zvicrës.

Reprezentuesi zviceran, me prejardhje shqiptare, ka shkëlqyer mbrëmë në ndeshjen, Zvicër – Belgjikë.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, helvetikët ia dolën ta mposhtin Belgjikën me rezultat, 5-2, transmeton IndeksOnline.

Dhe Shaqiri në këtë ndeshje e ndihmoi Kombëtaren e tij me dy asistime të bukura.

Përveç asistimeve, ai mori pjesë edhe te aksioni i golit të pestë të shënuar nga Haris Seferovic, duke bërë një pasim brilliant.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni pasimin brilliant të Shaqirit në videon e mëposhtme./IndeksOnline/