09:20 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Çfarë skuadre, çfarë karakteri” – Xhaka i mahnitur me fitoren ndaj Belgjikës

Granit Xhaka bëri një paraqitje solide në fitoren e djeshme të Zvicrës.

Mesfushori i Arsenalit ishte kapiten i helvetikëve mbrëmë në fitoren, 5-2 kundër Belgjikës.

Xhaka startoi nga minuta e parë dhe luajti deri në fund të këtij takimi, transmeton IndeksOnline.

Ky ishte një përfundim perfekt i vitit 2018 për Kombëtaren zvicerane në ndeshjet ndërkombëtare.

Dhe tani, përmes një postimi në Instagram, Xhaka ka lavdëruar karakterin e Kombëtares, që ai përfaqëson.

”Çfarë ndeshje! Çfarë skuadre! Çfarë karakteri! Dhe çfarë mënyre për t’i përfunduar ndeshjet ndërkombëtare për vitin 2018! Faleminderit për gjithë mbështetjen këtë vit”, shkroi Xhaka./IndeksOnline/