17:47 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Asistenti i famshëm i Jurgen Klopp pranë ish skuadrës së Fadil Vokrrit

Asistenti i njohur i Jurgen Klopp, Zeljko Buvac shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re. Pas ndarjes me Klopp në fund të sezonit, Buvac raportohet se ka arritur marrëveshje sot me ish skuadrën e legjendarit kosovar, Fadil Vokrrit, Fenerbahcen.

Buvac ka punuar me Jurgen Klopp që nga viti 2001 por që thuhet se mes tyre pati një pakënaqësi që çoi në ndarjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Ish drejtori sportiv i Liverpoolit, Damien Comolli që tani është drejtor i skuadrës së famshme turke thuhet se ka përfunduar sot me sukses bisedimet me Buvac.

Madje sipas disa raporteve, trajneri boshnjak nesër do të zyrtarizohet te skuadra nga Stambolli./Indeksonline/