08:15 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Klopp: Ishte fitore e mrekullueshme, kemi luajtur me zemër

Jurgen Klopp e lavdëroi skuadrën e Liverpoolit pas fitores, 1-0 ndaj Napolit në ”Anfield” për ta siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt të Champions League.

Goli i Mo Salah në pjesën e parë ia dhuroi Liverpoolit fitoren dhe vendin e dytë në Grupin C.

Pas, ndeshjes, Klopp lavdëroi lojtarët e tij si dhe ndikimin e tifozërisë vendase, transmeton IndeksOnline.

”Jam ende i mbushur me adrenalinë. Kjo ndeshje ishte e mrekullueshme, ishte jashtëzakonisht e mirë. Djelmoshat luajtën me zemër”.

”Aftësitë tona në mbrojtje dhe sulm ishin prej më të mirave që unë kam parë. Kemi luajtur futboll të bukur”.

”Jam me të vërtetë krenar me atë që bën djelmoshat. Si dhe me mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin të jashtëzakonshëm”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/