18:40 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri flet për herë të parë pas ndeshjes së Crvena Zvezda

Xherdan Shaqiri në intervistën e fundit ka deklaruar se është i lumtur tek skuadra e Liverpool.

Përkundër që nuk u morë në ndeshjen në Beograd, Shaqiri ka marrëdhënie të shkëlqyera me Jurgen Klopp.

Në intervistën për liverpoolfc.com, shqiptari tha se ende kanë për të parë nga ai pasi që zhvillimi i tij si lojtarë tek gjiganti anglez ende është duke vazhduar.

“Procesi është duke shkuar mirë. Unë mendojë që ju mund ta shihni atë në fushë. Unë jam shumë i lumtur këtu” filloj Xherdani.

“Çdo kush të ndihmon, brenda dhe jashtë fushës. Jashtë fushës nuk më duhet shumë ndihmë pasi kam tre vite që jetoj në Angli dhe kur më duhet ndihmë brenda fushës, të gjithë lojtarët më ndihmuan” vazhdoi Shaqiri.

Lojtari me prejardhje nga Zhegra foli edhe për trajnerin Jurgen Klopp, transmeton Indeksonline.

“Trajneri më ka ndihmuar shumë që të përmirësohem dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.” u shprehë ai.

Shaqiri nuk u pyet fare për mungesën e tij në ndeshjen e fundit kundër Crvena Zvezda.

Xherdan Shaqiri ende nuk e ka fituar besimin për të qenë startues por çdo herë që po luan po tregon aftësitë e tij. Deri më tani ai ka arritur të shënojë një gol dhe të dhuroi tre asistime./Indeksonline/