00:11 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Audi nuk ofron më makina manuale në Amerikë

Transmisioni manual i shpejtësive po zhduket gradualisht, duke u përdorur më shumë ato automatike dhe dual-clutch. Ndërsa tani goditja e fundit vjen nga Audi.

Sipas ‘Car and Driver’, kompania gjermane vec ka filluar ta bëj këtë ndryshim tek makinat e tyre në SHBA, konkretisht A4 dhe A5 si modelet e para të cilat do të ofrohen vetëm me transmisione automatike.

Krejt kjo vjen si rezultat i kërkesave të klientëve. Vetëm 5% e blerësve të makinave A4 në SHBA kanë zgjedhur manualin.

Sigurisht, Audi nuk është e vetmja në këtë aspekt. Lamborghini poashtu ka ndërprerë ofrimin e transmetimeve manuale në shumicën e modeleve. Njejtë Bentley dhe Bugatti, ndërsa VW vazhdon të ofrojë versione manuale në modelet Golf dhe Jetta. /IndeksOnline/