21:44 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Audi Q8 gati të dalë nga “furra” [Foto]

Audi është afër finalizimit të modelit të ri Q8. I zbuluar si koncept fillimisht, Audi Q8 do të jetë pak më i gjatë, më i gjerë dhe më i shkurtër se të dyja modelet X6 dhe Mercedes-Benz GLE Coupe.

Konsumatorët do të kenë mundësinë e përzgjedhjes të motorëve me benzinë dhe naftë. Poashtu Q8 pritet të vij edhe me sistem hibrid plug-in.

Ndonëse zyrtarisht makina do të prezantohet në qershor të këtij viti, pamjet e para se si do të jetë varianti Q8 SUV i Audi-t janë publikuar, e ashtu siç edhe pritej ajo ka marrë vlerësime mjaft pozitive.

Për Audi Q8 SUV punimet kanë filluar afro një vit më parë, por tashmë thuajse çdo gjë është gati, vetëm duhet pritur edhe më pak për të dalë në treg. /IndeksOnline/

Temat: