08:39 / E Premte, 12 Janar 2018

Bakteret e zorrëve mund t’ju mbrojnë nga kanceri

Hulumtimi i ri, i botuar në revistën ‘Nature Communications’, tregon se si dieta jonë ndikon në bakteret në zorrë, e cila, nga ana tjetër, mund të ndryshojë sjelljen e gjeneve tona dhe rrezikun e kancerit.

Bakteret e mira në zorrët tona ofrojnë një pengesë mbrojtëse kundër viruseve të dëmshme, por ato gjithashtu mund të ndikojnë në sjelljen e gjeneve tona, transmeton Indeksonline.

Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI), kanceri kolorektal është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit, pas gjirit, mushkërive dhe prostatës.

Në vitin 2017, ky institut vlerësoi 135,430 raste të reja të këtij kanceri, me më shumë se 50,000 njerëz që vdesin nga kjo sëmundje.

Lidhja në mes të baktereve të zorrëve dhe rrezikut të kancerit kolorektal ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje në vitet e fundit.

Për shembull, në fillim të vitit të kaluar, ‘Medical Neës Today’ raportoi në një studim që tregonte se si dietat ndryshojnë bakteret, gjë që ndikon në rrezikun e zhvillimit të kancerit kolorektal.

Hulumtimi i ri thellon kuptimin tonë të lidhjes midis baktereve të zorrëve dhe rrezikun e zhvillimit të kancerit kolorektal dhe infeksioneve të ndryshme.

Studimi i ri, i udhëhequr nga Dr. Patrick Varga-Weisz, nga Instituti Babraham në Kembrixh, Mbretëria e Bashkuar tregon se si bakteret e zorrëve mund të ndikojnë në gjenet, gjë që pastaj ndikon në rrezikun e sëmundjes./Indeksonline/