10:58 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bakteret e gojës mund të dëmtojnë mushkëritë tuaja

Hulumtimi i ri Japonez i publikuar në revistën ‘mSphere’ shqyrton efektet e higjienës së dobët të dhëmbëve në shëndetin e frymëmarrjes së njerëzve të moshuar.

Rezultatet e fundit hedhin dritë mbi rëndësinë e mikrobiotës së gjuhës për shëndetin tonë të frymëmarrjes.

Higjiena e mirë orale është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e frymëmarrjes së të moshuarve, sugjeron studimi i ri. Studimi u krye nga një ekip shkencëtarësh japonezë të lidhur me Universitetin Kyushu në Fukuoka, transmeton Indeksonline.

Mikrobiota në gojë është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, sepse bakteret që marrim ne ndikojnë në çdo aspekt të shëndetit tonë. Ekzistojnë një numër studimesh që theksojnë lidhjen midis mikrobiotës dhe kancerit, obezitetit, kushteve të zemrës, depresionit, ankthit dhe kushteve të tjera.

Probleme të tilla si vështirësia e gëlltitjes dhe zbatica e kollit mund të bëjnë që të moshuarit të thithin aksidentalisht baktere që mund të çojnë në infeksione pulmonare siç është pneumonia./Indeksonline/

Temat: