18:58 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barça në panik, Real Madridi ka të gatshme 80 milionë për objektivin e katalunasve

Manchester United dhe Barcelona janë vënë në vështirësi për transferimin e Frenkie De Jong nga Ajaxi pasi që edhe Real Madridi është duke u interesuar për të riun.

De Jong ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona në verën e fundit, ku katalunasit ofruan 44.1 milionë funte.

Mesfushori mbeti tek Ajaxi, derisa pritjet e tij për t’u transferuar te ndonjë klub i madh evropian mbaruan në afatin kalimtar veror.

Man Utd Barcelona Real Madrid Frenkie De Jong

Manchester Unitedi më pas filloi të interesohej për reprezentuesin holandez, transmeton IndeksOnline.

Por, gjiganti i Premier Leagues dhe Barcelona mund të jenë të shqetësuar pas interesimit të fundit nga Real Madridi.

Sipas De Telegraaf, Reali është në ”pole position” për ta transferuar De Jong dhe do të ketë në dispozicion deri në 80 milionë euro për transferimin e tij.

Man Utd Barcelona Real Madrid Frenkie De Jong

Gazeta në fjalë shkruan se Real Madridi e sheh holandezin si pasardhës ideal të Luka Modric në Bernabeu./IndeksOnline/