22:40 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Bayerni i tregon Sevillës se nuk e ka vendin aty (Video)

Bayern Munchen ka mposhtur Sevillan me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Sarabia në minutën e 31-të të ndeshjes.

Bayerni u rikthye me dy gola. Së pari autogoli i Navas barazoi rezultatin dhe më pas Alcantara kaloi Bayernin në epërsi.

Ndeshja e kthimit në Alianz Arena luhet me 11 mars. /IndeksOnline/