16:12 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

“Bild”: Tuchel nënshkruan me Parisin (Foto)

Thomas Tuchel duket se do të jetë trajneri i ri i Paris Saint Germain.

Sipas “Bild”, trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjigantin francez, transmeton IndeksOnline.

Tuchel ishte i kërkuar nga shumë skuadra europiane, përfshi; Arsenalin, Chelsean dhe Bayern Munchen. Megjithatë ai ka vendosur të nënshkruaj me kampionin e Ligue 1.

Tuchel do ta zë vendin e të “larguarit” Unai Emeryt, i cili dështoi ta kualifikonte PSG-në në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që 44-vjeçari gjatë karrierës si menaxher ka qenë pjesë e tri klube gjermane; Augsburg ll, Mainz 05 dhe Borussia Dortmund./IndeksOnline/