16:38 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

BMW M1 i rrallë, në shitje për 741,000 €

M1 nuk ka nevojë për prezantim, pasi është një nga BMW-të më unike që është ndërtuar ndonjëherë.

Një makinë shumë e rrallë në rrugët e sotme, duke marrë parasysh se vetëm 453 sosh janë ndërtuar, ku 20 prej tyre janë makina garash shkruan IndeksOnline.

Nëse keni 875,000 dollarë ( 741,000 euro ) në llogarinë tuaj bankare, të rezervuar për blerjën e një automjeti, është shansi i juaj për të zotuar një nga M1-të më të bukura ndonjëherë.

E ndërtuar në vitin 1981, ky M1 ka ende ngjyrën e saj origjinale Alpine White, ndërsa ka pasur të njejtin pronar për 30 vjet dhe tani ka nevojë për një shtëpi të re.

Me përjashtim të rrotave aliazhi BBS, kjo është në thelb një M1 e gjitha origjinale. Jo vetëm këtë, por shitësi përmend se ai do të ofrojë ndihmë në kërkimin tuaj për të gjetur rrota OEM. Duke folur për pajisjet origjinale, makina ka ende radion e fabrikës, si dhe tapiceri lëkure dhe kartat e derës. Dritat, elektronika, dhe çdo pjesë tjetër punojnë si duhet.

875,000 $ është një shumë mjaft e madhe të hollash, por M1 sigurisht nuk është një makinë e zakonshme. Ajo ka vetëm 12,186 kilometra të kaluara, ndërsa nën kofano ka një motor 3,5 litërsh që gjeneron 274 kuajfuqi.

Makina mund të transportohet në të gjithë botën, ka servisime të rregullta dhe vjen me dokumente origjinale si manuali dhe libri i riparimit. Pronari i ardhshëm do të marrë edhe mjetin e veglave, rrotë rezervë dhe setin e bagazhit. /IndeksOnline/