20:29 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

BMW X7 i ri gjithmonë e më afër finalizimit

BMW i ri SUV me madhësi të plotë, X7, pritet të arrijë para fundit të vitit, ku do të garojë direkt me Mercedes-Benz GLS dhe Range Rover.

BMW kishte vendosur më herët të lëshojë imazhe aktuale nga linja e montimit, duke na njoftuar pak me këtë model.

Megjithatë, deri në zbulimin zyrtar, të gjitha prototipket ka të ngjarë të mbeten të veshura, qoftë nën kamuflim të rëndë ose të lehtë, ashtu siç shihen edhe këto foto të bëra nga fotografët spiunë.

Modeli i prodhimit është parashikuar të ofrohet me të paktën tre motorë të ndryshëm. Duke përfshirë 3.0 litërsh me 6 cilindra TwinPower – Turbo (335 kuajfuqi) dhe një TwinTurbo Turbo V8 me 4.4 litra që zhvillon 445 kuajfuqi./IndeksOnline/

Temat: