14:36 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Brnabiq: Dialogu me Kosovën varet vetëm nga ne

Kryeministrja serbe, Brnabiq ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman në Beograg, Zigmar Gabriel, duke thënë se ai nuk u solli atyre asnjë dokument.

Sipas saj, marrëveshja juridikisht e obligueshme me Kosovën, është në kompetenca të Beogradit, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Ai na pyeti se cilat janë planet për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Beogradit, ai nuk solli asnjë dokument, ne diskutuam, në mes të gjithash, për dialogun mes dy vendeve dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha Brnabiq.

Ajo vlerësoi sedo të ishte e pakuptimtë nëse Gabriel do të sillte ndonjë dokument për faktin që Prishtina dhe Beogradi po flasin për këto çështje.

“Është një çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe nuk është e nevojshme që dikush të sjellë ndonjë dokument në Serbi. Dialogu varet vetëm nga ne, ata mund të na pyesin se cilat janë propozimet për të ardhmen, por kjo varet vetëm nga ne. Deklarata e Ministrit gjerman në Kosovë është keqinterpretuar se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ky është opinioni i tij, ai është një ministër I jashtëm I një shteti që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, mirëpo janë edhe pesë të tjera që nuk e kanë bërë këtë, Serbia nuk duhet ta njoh Kosovën dhe nuk do t’a bëjë këtë”, tha Brnabiq.

Temat: