22:45 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Humbëm pediatrin e madh të Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe pediatrit të madh të Kosovës, Mujë Shala.

Bytyqi ka thënë se humbja e doktorit, është një humbje për arsimin dhe shëndetësinë. Sipas tij, i ndjeri ka dhënë një kontribut të madh me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

E nderuara familje Shala,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe pediatrit të madh të Kosovës, Prof. Dr. Mujë Shala. Humbja e doktorit, është humbje për arsimin dhe shëndetësinë, ku dha kontribut të madh me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij.

Profesor Shala do të mbetet në mendjen e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të shumta të studentëve, pasi që ai një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të të rinjve tanë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta./Indeksonline/