13:41 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Conte nuk e do! Luiz rikthehet në Francë (Foto)

David Luiz është në hapa të sigurt drejt largimit nga Chelsea. Ylli brazilian është duke u monitoruar nga gjiganti francez, Monaco.

Luiz sezonin e kaluar ishte njeriu kyc i Antonio Contes në triumfin në Premierligë, por në këtë sezon, brazilian i ka prishur punët me italianin, transmeton IndeksOnline.

Përvec ballafaqimeve me lëndimet, Luiz nuk është më admirues i Contes.

Kështu, sezoni i ri nuk do ta zë në skuadrën e Chelseat. Luiz është favorit për t’iu bashkuar armatës së Monacos.

Këtë punë më të lehtë mund ta bëjë edhe ish-drejtori sportiv i Chelseat, tani i skuadrës franceze, Emenalo.

Kujtojmë që 31-vjeçari u rikthye në “Stamford Bridge” nga PSG-ja me shumën 32 milionë funta./IndeksOnline/