08:01 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Dëgjon zhurmë në muri, e pabesueshme çka nxjerr nga aty! (Video)

Pronari i shtëpisë, Somchai Subdang, 45 vjeçar nga Bangkoku i Tajlandës ishte duke shikuar televizion pasditen e së mërkurës kur dëgjoi një zhurmë të çuditshme në dhomë.

Ai e vërejti se nga po vinte zhurma dhe u afrua te muri për të kuptuar çka po ndodhte, transmeton Indeksonline.

Kur filloi të thyej murin me çekiç, nga aty doli një gjarpër i llojit Piton, i gjatë 4.5 metra që po “bashkëjetonte” me familjen tash e një kohë të gjatë.

Somchai tha se nuk kishte frikë kur e pa gjarprin të nxjerrej nga muri, por se çka do të bënte nëse një natë gjarpri do të kërcente mbi të derisa do të ishte në gjumë.

“Jam i zhgënjyer që tani duhet të rinovoj shtëpinë pasi u dëmtua muri, por kështu është më mirë se sa të kesh një gjarpër të fshehur në shtëpi”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Temat: