22:50 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Nismës kundër Ramës: Mos u mundo ta pengosh ratifikimin e demarkacionit!

Shefi i Grupit Parlamentar të NismësSocial demokrate, Bilall Sherifi ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës i cili e fajësoi Ramush Haradinajn për idenë rreth demarkacionit.

Sherifi përmes një shkrimi ka thënë se deklarata e Rames sot ishte vetëm përpjekje për të penguar ratifikimin e demarkacionit në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të cilën e bëri sonte në Klan Kosova se: “Demarkacioni ishte shpikje e opozites”, në fakt nuk është asgjë tjetër përveç se një përpjekje e tij për të penguar ratifikimin e demarkacionit në Kuvend!./Indeksonline/