13:53 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Disa pamje të takimit Kosovë-Serbi, delegacioni i Beogradit pa disponim (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm delegacioni nga Republika e Kosovës dhe ai i Serbisë kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Bruksel.

Indeksonline përcolli ‘hap pas hapi’ këto takime të cilat nga pala kosovare u konsideruan pozitive. Të njëjtit shprehën optimizmin se vendi ynë do të marrë dritën jeshile nga evropianët rreth raportit për vizat.

Ndërsa, fytyrat e delegacionit nga Beogradi ishin të mrrolura pas takimit. Presidenti, Aleksandër Vuçiq tha se për njohjen e Kosovës nuk funksionon “veç hajt qashtu, duhet të bëhen kompromise”.

Foto më poshtë nga “Indeksonline”: