12:40 / E Shtunë, 19 Maj 2018

Djali i Naim Tërnavës nis biznes në Ramazan

Djali i Myftiut të Kosovës Naim Tërnaves, Haris Tërnava ka nisur një biznes të ri në fillimin e muajit të Ramazanit. Këtë e ka bërë të ditur përmes thirrjes në Facebook për hapjen e Restorantit të quajtur “Rajana”.

I riu i familjes Tërnava, Harisi shkrimit i ka bashkangjitur edhe “Menu”, në të cilën i ka renditur llojet e ushqimeve dhe çmimet për këto ushqime.

Restoranti i djalit të Naim Ternavës është hapur dje, njoftimin për hapjen e tij e ka bërë djali i tij, duke ftuar miq të tij.

Postimi i plotë i Haris Tërnaves:

Te nderuar miq ,shoke e familjar.

Me lejoni qe fillimisht t’ju uroj te gjitheve muajin e Bekuar Ramazan. Njeherit dua t’ju njoftoj qe neser me daten 18.05.2018 e Xhuma, me ndihmen e Zotit te Madherishem, bejme hapjen e Restaurantit “Rajana”.

Restoranti gjendet ne rrugen Shaban Polluzha (prapa teatrit), afer Xhamise “4 llulla”.

P.s. gjate muajit Ramazan, punohet nga iftari deri ne syfyr.