16:40 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha mbështet gratë në biznes, kërkohet fuqizimi i tyre

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, së bashku me Valdete Idrizi​, Këshilltaren e Kryetarit Veseli dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në dhënien e certifikatave pas trajnimit të grave dhe vajzave në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, të përkrahur nga Kuvendi i Kosovës.

Në një shkrim të botuar në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka theksuar se “trajnimet e tilla, të lidhura me krijimtarinë e grave, në veçanti të rejave, krijon mundësi të mira për pavarësimin ekonomik si thelbësore për mirëqenien e grave”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Në Drenas, në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, së bashku me Valdete Idrizin dhe kryetarin Lladrovci, mora pjesë në dhënien e certifikatave pas trajnimit të përkrahur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Të rejat u pajisën me certifikata pas Trajnimit për Planin e biznesit, 17 certifikata, Kursi i artizanateve 16 certifikata dhe Kursi për pikturë, 9 vajza.

Trajnimet e tilla, të lidhura me krijimtarinë e grave, në veçanti të rejave, krijon mundësi të mira për pavarësimin ekonomik si thelbësore për mirëqenien e grave. Gratë në biznes janë shumë të përkushtuara, posaçërisht në vendimmarrje.”