“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gaz i botës”
Opozita ka marrë kritika për kërkesat e tyre për debate parlamentare për katër tema të ndryshme për të cilat vlerësohet se nuk do të ketë asnjë rezultat. Kjo kritikë erdhi nga deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili këtë situatë e konsideron të dhimbshme në Kuvendin.
“E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!”, ka shkruar Nitaj.
Nitaj ka thënë se debatet që po i kërkon opozita nuk do të ketë rezultat.
“Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i të cilave edhe pas përfundimit do të jetë “nul”!”, shtoi deputeti Nitaj.
Ai ka krahasuar opozitën e mëhershme dhe atë që është sot.
“Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij”, ka përfunduar postimin e tij deputeti Nitaj.