14:50 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Djokoviç bën tifo për Kroacinë, “çmendet” deputeti serb!

Novak Djokoviç është një tifoz i zjarrtë i Kombëtares së Kroacisë.

Derisa ai është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit më të rëndësishëm në sportin e tenisit, Wimbledon, ai po bën tifo dhe shprehet tejet i lumtur me kualifikimin e Kroacisë në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Madje ish-numri një në Botë, e përkrahi Kroacinë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Rusisë.


“Unë e mbështes Kroacinë. Unë e di se kush do të më pëlqente që në fund ta ngriste trofeun”, kishte thënë Djokoviç.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak deputetit serb, Vladrimir Gjukanoviç. Madje ky i fundit i tha “Noles” se është një idiot!

“Vetëm idiotët e mbështesin Kroacinë. Novaj ju nuk keni turp? Po e përsërisë vetëm psikopatët e përkrahin Kroacinë në ndeshjen ndaj Rusisë.  Unë e falënderoj Novakin për kontributin, por ai duhet të ketë turp”, ka thënë Gjukanoviç.

Djokoviç në çerekfinale të Wimbledonit do të takohet me Nishikorin./IndeksOnline/