19:47 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Donald Trump tregon se a është i gatshëm të takohet me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se janë bërë përgatitjet dhe është i gatshëm të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që do të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Trump, duke përshëndetur kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë, u tha gazetarëve se do t’i diskutojnë çështjet tregtare me Korenë e Veriut.