18:58 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

E hëna, ditë vendimtare për Liverpoolin!

Dita e hënë do të jetë me rëndësi të madhe për Liverpoolin. Jurgen Klopp ka konfirmuar se të hënën do të mësohet nëse Emre Can do të jetë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, apo do ta humbë atë.

Mesfushori gjerman po vuan nga dhimbjet në shpinë, por që testet e fundit do të përcaktojnë fatin e tij për finalen e 26 majit.

“Dita e hënë do të jetë e rëndësishme për ne. Në këtë ditë do të mësojmë nëse Can do të jetë me ne në finale, apo do ta humbas. Ai po ndihet mirë së fundi, por e tëra mbetet në testet e mjekëve. Do të ishte lajm i mirë për finalen” ka thënë Klopp./Indeksonline/