13:45 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / k.v

E mbyten me thikë të riun në Ferizaj, Gjykata ua cakton masën e paraburgimit

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka paracaktuar masën e paraburgimit me nga një muaj ndaj të pandehurve D. Sh. dhe M.M. shtetas të Kosovës, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Të pandehurit dhe një person i pa identifikuar dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të mëhershme kanë goditu me thikë E.I., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.