Vodhi ari dhe mbi 7 mijë euro në një shtëpi në Pejë, gjykata i jep 30 ditë paraburgim
Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deҫan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit pre një muaji ndaj të pandehurit Xh.Th.
Ai dyshohet se më datë 9.02.2018, rreth orës 20:15 në shtëpinë e të dëmtuarit I.D, ka marrë të hollat në shumë prej 7.400 euro dhe sende të tjera si një zinxhir ari, një rreth dore të arit, dy pale vath të arit dhe dy unaza të arit, të gjitha këto në vlerë prej 7.540 euro dhe pa e vërejtur askush ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime i pandehuri Xh.Th dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Indeksonline/