12:07 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për katër persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamentii Përgjithshëm, ka paraqitur dy kërkesa pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit .

Kërkesa për caktimin e paraburgimit nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është bërë ndaj të pandehurit F.K për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par 3nën.3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Sulmi” nga neni 187par 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  I pandehuri gjendet në ndalim që nga data 11 dhjetor 2018.

Gjithashtu edhe ndaj tre të pandehurve A.F,G.F dhe Sh.F., të cilët gjenden në ndalim që nga data 11 dhjetor 2018, është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nganeni 188 par 1. lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, duke pasur parasysh provat materiale, kushtet dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ka vlerësuar se masa e vetme e cila do të siguronte praninë e të pandehurve në  procedurë është Paraburgimi dhe konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe bazuar në ligj.

Temat: