20:01 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

E pranon Tagliavento: Golin e Muntarit e anulova gabim, e pashë që topi kishte kaluar vijën

Sa herë që përmendet rivaliteti në mes të Milanit dhe Juventusit vjen në mendje goli i anuluar i Muntarit që ndryshoi rrjedhën e kampionatit.

Shumë fjalë janë thënë nga kushdo, por për herë të parë flet protagonisti kryesor, Tagliavento, shkruan indeksonline.

Ai e ka pranuar se e kishte parë që topi ka kaluar vijën, por anësori i ndryshoi mendjen.

“Duket një shekull më parë, sepse sot situata do të zgjidhet shumë thjeshtë. Kam pasur ndjenjën se topi kishte kaluar vijën në tërësi, në qoftë se ju shihni fotografitë që kam hapur krahun për të treguar mesfushën, por kjo kishte nevojë për “OK” të asistenti i cili ishte në pozitën më të mirë, ndërsa unë isha në skaj të zonës, u përqendrua në sulm dhe humbi golin, ai më tha se Buffon kishte kapur topin në vijë”, ka thënë trajneri.

Ai gjithashtu ka thënë se teknologjia në futboll ka bërë që gjithçka të ndryshoj dhe ka qenë e nevojshme edhe më parë. /IndeksOnline/