11:23 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Ekspozoi armët në rrjetet sociale, policia ia bastisë shtëpinë në Prizren

Hetuesit e stacionit policor në Prizren, në bashkëpunim me njësitin Anti-Drogë, kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë gjysmëautomatike e kalibrit 7.62mm.

Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale  nga i dyshuari L.B.

Po ashtu gjatë intervistës se personit tjetër të dyshuar A.D., i njëjti ka treguar agresivitet ndaj personit zyrtar  ku edhe e ka sulmuar zyrtarin policor.

Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/